Një lajm i mirë për të gjithë pensionistët kryefamiljarë, të cilët përjashtohen nga taksa e ndërtesës.
Advertisements
Në një postim ne rrjetet sociale, Ujësjellës-Kanalizime i Tiranës sqaron procedurat që duhet të ndjekin nëse nuk është përjashtuar nga taksa e ndërtesës.
Sipas UKT, referuar nenit 22 pika 6 e Ligjit nr.9632, date 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” i ndryshuar, përjashtohen nga taksa mbi ndërtesën kategoritë si vijon:
Advertisements
– pasuritë e paluajtshme-ndërtesa, pronë e subjekteve juridike ose fizike, që në bazë të marrëveshjeve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale
– ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, në funksion të veprimtarisë së tyre
– ndërtesat e banimit, të deklaruara si vendbanim nga kryefamiljarët që përfitojnë vetëm pension pleqërie/pension social, kur familja e tyre përbëhet vetëm nga pensionistë, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë
– ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike;
Ndaj për t’u përjashtuar nga taksa, pensionisti duhet të aplikojë pranë njësisë përkatëse administrative, duke paraqitur:
1. Librezë uji ose Faturë uji
2. ID (Kartë Identiteti)
3. Librezë pensioni
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!