Alketa Vejsiu ditët e fundit ka ndryshuar modelin e sjelljes, ndërsa ka su lmuar hapur disa moderatore shqiptare, pasi e komentuan për veshjet e tepruara në festivalin e RTSH.
Advertisements
Moderatorja ia ktheu me të njëjtën monedhë edhe Marina Vjollcës e cila ka bërë humor me Alketën që i ndërroi fustanet shumë shpesh si dhe këndoi gjatë netëve të festivalit. “Jasha Festival” tha Marina duke ironizuar Alketën.
Në një postim të bërë në revistën e saj Alketa ka shpërndarë një foto të motrave Marina dhe Luana Vjollca shkrepur në Dubai atje ku motrat po kalojnë pushimet këto ditë se bashku me partnerët e tyre, ndërsa në tekst përshkruhen ato me fjalët: vithe të rrumbullakosura e “ballkone zemërgjerë” duke shtuar edhe se “sheikët të mbajnë në pëllëmbë të dorës”.
Advertisements
Ky postim nuk i ka pëlqyer aspak bashkëshortit të Marinës, këngëtarit të njohur Getoar Selimaj, i cili sipas burimeve të “Anabel.al” ka tentuar vazhdimisht të komunikojë me Alketën, por kjo e fundit nuk i është përgjigjur. Pas telefonatave mësohet se Vejsiu e ka fshirë foton e motrave nga faqja e revistës së saj.
Kujtojmë se Vejsiu ka qenë edhe organizatorja e dasmës madhështore të çiftit, e cila tërhoqi jo pak vëmendje 2 vite më parë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!