Sul me të tjera në Bagdad! Irani “bom bardon” ambasadën amerikane(Video)

Ishin sistemet antiraketë Patriot të SHBA-së ato që mbrojtën hapësirën e aeroportit të Erbil-it, ku janë vendosur bazat e një pjese të koalicionit ndërkombëtar.

Advertisements

Ushtarët amerikanë ishin shënjestra e rak etave balistike iraniane. Por edhe mes italianëve mund të kishte pasur vi ktima. Me këtë pohim, burime nga trupat italiane në Irak japin detaje të reja mbi bom bardimet iraniane, të ndodhura në të njëjtën kohë mbi dy objektivë: kryesori ishte baza gjigante Al-Asad, pranë qytezës Al Qaim dhe në afërsi të kufirit sirian, ku janë stacionuar 2000 deri në 2500 ushtarë amerikanë.

Në atë të Erbilit ndërkohë ndodhej dhe kontigjenti italian, i sapozhvendosur nga Bagdadi pas protestës së dhunshme përpara ambasadës amerikane. Siç dëshmojnë dhe ata, sul met nuk bënë vi ktima, ndryshe nga sa pretendonte media shtetërore iraniane. Këtë e pohoi më herët dhe Donald Trump, sipas të cilit edhe bazat vetë nuk kanë pësuar veçse dëme minimale. Çka bëri të lindte pyetja: a mos i shmangu qëllimisht Irani vik timat në radhët e amerikanëve. E normalisht, dhe të tjerëve bashkë me ta? A ishte thjesht ky një paralajmërim, që tregon se Republika Islamike kërkoi të tregonte dhëmbët, por nuk e dëshiron lu ftën e sigurt me SHBA-në?

Advertisements

Nga Washingtoni mbërritën sinjalet e para të forta të vullnetit për të çtensionuar situatën. Përmes një letre të dërguar në OKB, Shtetet e Bashkuara e justifikonin v rasjen e gjeneralit Kasem Sulejmani duke e përshkruar si “akt vetëmbrojtjeje”, por shtonin se janë të gatshme të angazhohen pa kushte në negociata serioze me Teheranin.

Për ambasadorin e Iranit në OKB, Majid Takht Ravanchi, ofertës amerikane për bisedime nuk i duhet zënë besë, aq më tepër kur Trumpi paralajmëroi sanksione të tjera të ashpra ekonomike mbi vendin e tij. Sakaq, ndërsa tentohet fashitja e tensioneve, dy rak eta ranë pak përpara mesnatës pranë zonës së Gjelbërt në Bagdad, ku ndodhen ambasadat e huaja, si për të treguar se fi tili i urrejtjes, është ndezur tashmë. Top Channel

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPasi u ndanë, Romeo ha kmerret ndaj Jonidës! Zhduk kujtimin më të bukur që e lidhte me këngëtaren (FOTO)
Artikulli tjetër“Çdo su lm mbi ne, është s ulm mbi NATO-n”, Rama flet hapur edhe per muxhahedinët