Studentët nxjerrin blof “Paktin për Universitetin”, tregojnë si po mashtrohen nga Ministria e Arsimit

Studentët kanë denoncuar mashtrimin që po iu bëhet nga Ministria e Arsimit, për sa i përket të ashtuquajturit “Pakti për Universitetin”.

Advertisements

Faqja “Studentët Denoncojnë” në Facebook, shkruan se asnjë nga tetë pikat e paktit nuk është zbatuar.

Sipas kësaj faqeje, në njërën prej pikave parashikohen bursa për kategoritë në nevojë, por në fakt shumë studentëve me prindër invalidë po ua heqin atë bursë që merrnin, për shkak se sipas ministrisë duhet t’i kesh të dy prindërit invalidë që ta përfitosh.

Advertisements

Sa i përket reduktimit të tarifës, “Studentët Denoncojnë” shkruan se nuk shërben për studentët e ciklit “Master”, me përjashtim të atyre që janë me mesatare 9-10.

Ndërsa për praktikën, studentët ankohen se iu ofrohet vetëm “sufllaqexhinjve”.

Reagimi i plotë:

Ja si po gënjen Ministria e Arsimit:

Tek pika nr 1: thotë bursa të kategorive në nëvojë kur në fakt po ju heqin shumë studentave ate bursë që merrnin sepse kanë vetëm njërin prind invalid.

Tek pika nr:2 , Reduktimi i tarifës nuk shërben për studentët e masterit ata janë të detyruar të paguajnë miliona lekë me përjashtim të studentëve me mesatare 9/10.

Pika nr:3 , Vetëm punësim të ekselentëve nuk po shikojmë por zyrat janë mbushur me fresshistë dhe sufllaqexhinj… kurse studentët ekselente marrin rrugën e emigrimit..

Pika nr:4 Praktika thotë kjo, por në fakt studentët nuk bëjnë praktika, vetëm sufllaqexhinjtë!!! .

Pika nr:5 , Rritja e kërkimit shkencor, Jam kurioz sa kërkime shkencore janë bërë !!

Pika nr:6 , Antikontroll plagjiaturë thotë: Kur në fakt në Ministrinë e Arsimit u emërua zv.Ministri i ri i cili është pedagog tek FEUT Oltion Rrumbullaku i cili është kokë e këmb me plagjiaturë.

Pika nr:7 Për konviktet mos flasim më se studentët e dijnë se ca propagande kanë bërë dhe kushtet skanë ndryshuar vetëm lyerje më gëlqere ose bojë.

Pika nr:8 , Bibliotek digjitale thotë, Lind pyetja sa prej jush e dijnë për ekzistencën dhe a është funksional?!!

Dhe pika e fundit Karta e Studentëve që mundëson brek te Noizy, 3G Net te Albtelecom…. kurse shërbim si: Mensa , Ulje tek blerja e librave që janë në ndihmë të studentëve nuk funksionon si kartë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFëmija bie nga teleferiku i hapur, mjeku-hero e kap në ajër
Artikulli tjetër‘“T’i japim fund’, Kryemadhi thirrje shqiptarëve: Merrni në dorë fatet. Në 2020-n s’na ndal dot asnjë