Debate të forta ka pasur mbrëmjen e djeshme në “Open” në Top Channel mes Ramush Haradinajt dhe Baton Haxhiut, pas deklaratave të këtij të fundit, i cili tha se Edi Rama ka qenë pro shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi.
Advertisements
Haradinaj u shpreh se ata që këshillojnë Ramën, perfshirë dhe Batonin, kanë përgjegjësinë më të madhe për marrëdhënien Kosovë-Shqipëri.
Ramush Haradinaj: Gjatë kohës së lu ftës jam kujdes shumë me rujt jo vetëm marrëdhëniet njerëzore, por në çdo aspekt. Unë po e di mirë çka po flet zotëria dhe po e shoh ku u ka qëllimin. Ai ka qenë i angazhuar 100% në këtë temë. Korrigjimi i kufijve është diçka e mirë.
Advertisements
Njerëz si ky, Baton Haxhiu duke e këshilluar Edi Ramën për Kosovën, kanë përgjegjësinë më të madhe për marrëdhënien Kosovë-Shqipëri. Kam bo kujdes me i rujt këto marrëdhënie. Nuk e kam bo unë këtë angazhim për të qenë treshe me Berishën, as me Metën, por e kam bo për shkak se e kam mbrojt ndarjen e vendit. Kisha pas qef me qenë edhe me Edi Ramën, me Fatos Nanon dhe me çdo socialist bashkë kundër ndarjes. E kuptoj që është e qëllimshme me e ndihmu Ramën me fitu noj votë, o më mirë me e qit Ramushin me malokët e veriut, e me ja rujt bazën zgjedhore Edi Ramës atje. Po nuk shiten më këto Baton, se njerëzit po i dinë të gjithë.
Baton Haxhiu: Nuk kemi këto raporte. Nuk e pranoj këtë fakt.
Haradinaj: Ti beson se unë e kam bo këtë punë me qenë me Ilir Metën dhe Sali Berishën?, S’po të vjen marrë me fol kështu, ku e bazon? Unë e kam bo, se kur e kam parë vijën e ndarjes, jom detyru me e bo dhe jam ndjerë keq para Ramës dhe secilit.
Kush ta ka sjellë vijën e ndarjes?
Që tek ky projekt i korrigjimit. Kanë qenë edhe harta. Nëse doni me e çu e çojmë deri ku keni qef, po bëhu gati asaj me i nejt përballë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!