Një magazinë me materiale tapicerie është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në në lagjen “Shënkoll”, në Elbasan.
Advertisements
Bëhet me dije se magazina me metrazhe dhe copa të ndryshme që përdoreshin për tapiceri e cila ndodhet në pronësi të biznesmenit Leonard Mustafai është djegur plotësisht, ndërsa autorët e kësaj ngjarje ende nuk janë identifikuar.
Nga zjarri fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme të mëdha materiale të cilat siç raportohet paraprakisht kapin vlerën e disa mijëra eurove.
Advertisements
Zjarrëfikësja ka shkuar në vendngjarje pas raportimeve se ka rënë zjarr dhe më pas është bërë e mundur shuarja e flakëve.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!