Mbrëmjen e sotme, moderatorja dhe aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, zyrtarizoi lidhjen e saj të dashurisë me ish-deputetin dhe bizsnesmenin, Mark Frroku.
Advertisements
Ka qenë vetë moderatorja e cila postoi disa foto në llogarinë e Instagram, ku shfaqej krah ish-deputetit Frroku.
Lidhje mes Dembacajt dhe Frrokut kishte muaj që përflitej në mediat rozë, por vetëm sot është konfirmuar nga Rudina.
Advertisements
Ajo shkrojti:
E di qe e donit te gjithe,por e kam per vete…exluziven 🤓 Per te gjithe ju dashamires dhe jo,e dua si partner ne jete dhe ne biznes… Vit te mbare, me shume dashuri Mark dhe Rudi!”
Në postimin e saj nuk kanë munguar komentet e ndjekësve të saj, të cilët e kanë uruar për lidhjen e re të saj.
Një nga komentet që spikat është edhe ai i një ndjekësi i cili uron që ky të jetë i fundit dhe i vërteti për moderatoren.
Ai shkruan:
Ishalla i fundit e i vërteti!”
Moderatorja e ka marrë me sportivitet komentin e ndjekësit, duke ja kthyer me një emoji duke qeshur.
Kujtojmë këtu që Rudina u nda disa muaj më parë nga bashkëshorti i saj, Aleksi. Ata kanë një vajzë bashkë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!