Prej kohësh deklaruan se janë të ndarë, por faktet flasin ndryshe.
Advertisements
Robert Berisha dhe Nora Istrefi kanë kaluar pushimet në vendin malor, sëbashku. Por, jo vetëm kaq! Si shoqërues të tyre ishin dhe miq e familjarë të çiftit, mes tyre dhe motra e këngëtares, Era Istrefi.
Në një video të publikuar nga Era Istrefi, shfaqen ish-çifti Robert-Nora, ulur krah njëri-tjetrit në një teleferik, ndërsa në mes kanë vajzën e tyre Renee. Era Istrefi shkrihet së qeshuri nga batutat e ish-kunatit të saj, Robert Berisha, ndërsa duken një familje e lumtur. Dyshimet se Roberti dhe Nora mund të kenë menduar një mundësi rikthimi, janë të mëdha!
Advertisements
Disa muaj më parë, ishte vetë këngëtari Robert Berisha, që nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, deklaroi hapur dhënien fund të marrë dhënies disa vjeçare me Nora Istrefin. Ai theksoi se pavarësisht ndarjes, gëzonte një respekt të veçantë për nënën e vajzës së tij, dhe ka treguar shpeshherë që ruajnë raporte miqësore me njëri-tjetrin.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!