Revista prestigjoze Forbes ka zbuluar ‘mbrëmjen sekrete’ të VIP-ave të biznesit në një mbrëmje pushimi në ishujt Maldive.
Advertisements
Bëhet fjalë për elitën e biznesit Italian të Milanos, bashkë me disa figura të njohur të artit dhe kinematografisë italiane, të cilët janë bërë bashkë për të kaluar disa ditë pushimi, në një resort të njohur në ishujt Maldive, me bashkëshortet dhe fëmijët e tyre. Mes emrave është edhe ai i Agron Shehajt, ish-deputetit të PD.
“Një ngjarje që ka mbledhur drejtues të suksesshëm të Milanos të cilët ndajnë bashku jetën e tyre, atë përzierje unike të talentit dhe shansit që i çoi ata drejt suksesit”. Kështu nis shkrimi i gazetares. Simona Politini, e cila quan Shehajn “mbretin e Call Centerave”.
Advertisements
Revista prestigjoze Forbes ra në gjurmët e kësaj ngjarje përmes kësaj fotoje buzë detit, që evidenton biznesmenët dhe artistët e suksesshëm italianë të mbledhur së bashku. Gazetares Politini i bien në sy emrat enjohur të biznesit Italian. Mes tyre, Matteo Zoppas i “Zanussit”, Ujit Mineral të San Benedetto që drejton biznese shumëkombëshe në vlerë deri 700 milionë euro, apo Paolo Fiorelli, president i kompanisë së madhe postare botërore “Mail Boxes”. Aktori i famshëm Italian Pierfrancesco Favino është i ftuar gjithashtu.
“Për ta mbyllur, historia e pabesueshme e Agron Shehajt. Ai u nis me një anije nga brigjet shqiptare, e më pas studioi, u diplomua dhe u bë lideri i parë në sektorin e “call-center”-it (ai ishte një nga të parët që kuptoi potencialin e zhvendosjes së këto struktura në Shqipëri), përmbyll Forbes ndërsa publikon edhe fotot e darkës “VIP”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!