Renato Mekolli i propozon konkurrentes për martesë live në emision, ajo e “shtangi” me pergjigjen

Finalja e ‘Hell’s Kitchen’ u transmetua mbrëmjen e djeshme në ekranin e “Top Channel-it”.

Advertisements

E ftuara speciale këtë puntatë, ishte nëna e Renato Mekollit, e cila shprehu dëshirën që i biri të gjejë një gocë të mirë e të martohet.

Kështu, Renato vendosi që këtë gocë të mirë, ta gjente mes konkurrenteve të ‘Hell’s Kitchen’. Ai i ka propozuar live në studio 21 vjeçares, Kristina.

Advertisements

“A do të lidhesh me mua?”, e ka pyetur kuzhineri. Fillimisht konkurrentja e refuzoi duke u shprehur: “Jo, nuk më pëlqejnë kuzhinerët, më pëlqejnë artistët”, por më pas për t’i plotësuar dëshirën mamasë së Renatos, ajo pranoi propozimin e tij.

Dyshja u martuan në emision, me një unazë të bërë nga brumi dhe në vend të luleve u hodh në ajër spinaq. Sigurisht që kjo ishte e gjitha në kuadrin e lojës, por megjithatë shumë ‘martesë’ e veçantë!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTm erri që pasoi me 176 viktima, Irani pranon fajin: U godit gabimisht, ja me çfarë u ngatërrua
Artikulli tjetër“Surprizon”moti/ Zbuloni si të jetë koha këtë fundjavë