Probleme per avionin e linjës Romë-Tiranë, pasagjerët përjetojnë momente tm erri në ajër, mjegulla s’e lë avionin të ulet në Rinas

Avioni i linjës “Blue Panorama”, i nisur nga Roma rreth orës 19:30, nuk ka arritur të ulet në aeroportin e Rinasit, kjo për shkak të të mjegullës së dendur që kishte mbrëmjen e djeshme gjithë vendin.

Advertisements

Mësohet se avioni ka mbetur në ajër, duke bërë disa rrotullime, deri sa është marrë vendimi që ai të ulet në aeroportin e Brindisit në Itali, rreth orës 23:00. Kështu, pasagjerët e këtij fluturimi kanë përjetuar momente tm erri dhe pasigurie për disa orë.

Por, ende nuk ka asnjë informacion nga kompania e fluturimit, se çfarë do të ndodhë me ta dhe prej disa orësh gjenden në karriget e aeroportit të Brindisit, pa asnjë përgjigje se çfarë do të bëhet me udhëtimin e tyre.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE trishtë! Bashkë për 65 vite, çifti i të moshuarve ndërron jetë në të njëjtën ditë
Artikulli tjetërYlli Baka tregon she rrin me gruan: U bë xheloze, s’më foli 24 orë se më puthi këngëtarja(Video)