Një faqe në Facebook “Fotografitë që bëjnë historinë” ka shpërndarë një fotografi të një vogëlushjeje që ishte duke i thënë lamtumirë babit të saj më 1999, shkruan IndeksOnline.
Advertisements
Aty thuhej se një autobus me shqiptarë të dëb uar nga shtëpitë e tyre ishte nisur drejt Turqisë e një vajzë e vogël po e përshëndeste babin e saj që nuk e dinte se a do të bashkohej më me të.
Mirëpo, pasi që e lexon përshkrimin e kësaj fotoje, Rina Bulliqi tregon se është vet ajo.
Advertisements
“Nëse hasni në këtë fotografi në internet, përshkrimi është ky: “Një vajzë po i thotë lamtumirë babait të saj, të cilin mund të mos e ketë parë më kurrë”. Familja e saj, sikur edhe shumë të tjera janë ndarë në mënyrë të detyrueshme gjatë lu ftës së vitit 1999 në Kosovë. Fotografia është bërë në Prishtinë, teksa një autobus me shqiptarë të dë buar nga shtëpitë e tyre ishte nisur drejt Turqisë. Megjithatë, fati i familjes së kësaj vogëlusheje nuk dihet”, shkruhej mbi fotografi.
Ndërsa, tanimë një vajzë e rritur, Rina ka thënë se është hera e parë që po e sheh këtë fotografi. Ndësa e kuptoi se është ajo pasi që kishte lexuar historinë.
Bulliqi ka thënë se jo të gjithë kanë pasur fatin që të bashkohej me familjarët e saj, sikur ajo./IndeksOnline
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!