Policia e kërkon ne çdo cep, Agim Kajmaku ben veprimin që nuk pritej(Foto)

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku vazhdon i qetë jetën e tij mes aktiviteteve të përditshme, pavarësisht se prej më shumë se tre muajsh është shpallur në kërkim nga të gjitha autoritetet shtetërore.

Advertisements

Tërësisht indiferent ndaj urdhrit të lëshuar nga Prokuoria, ku organi i akuzës ka kërkuar që Kajmaku të pra ngoset sapo të shihet, ish-kryebashkiaku ka dërguar ‘selam’ nga arra tia.

Të gjithë ata që e kanë të regjistruar numrin e kryebahskiakut kanë marrë së fundmi një lajmërim që ish-kreu i Bashkisë Vorë, ka instaluar aplikacionin “Viber” në telefon.

Advertisements

Njoftimi në rrjetet sociale
“Agim Kajmaku është tashmë në Viber. Përshëndete,”- thuhet ndër të tjera në njoftim. Një veprim ky që nuk pritej të bëhet nga një person që po kërkohet qiell e tokë nga Policia e Shtetit.

Por kjo nuk është hera e parë që Kajmaku e ‘nxjerr kokën në publik’ nga arr atia. I shpallur në kërkim nga të gjitha autoritetet shtetërore, ai arriti të përfitojë tender Ministria e Brendshme përmes bashkëshortes së tij. Dosja.al zbuloi se është institucioni që e ka shpallur në kërkim Kajmakun, ai që i ka dhënë atij një tender që mban datën 20 janar 2020, me vlerë 6 milionë lekë, për të gjelbëruar një sipërfaqe brenda Kampusit Universitar në QSUT.

Në lidhje me publikimin e të dhënave për këtë tender u prononcua zëvendës ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila u shpreh se tenderi nuk është dhënë nga ministria, por nga një agjenci që është në varësi të minsitrisë së Brendshme, që ka drejtor dhe punonjës që merren me këto procedura.

Agim Kajmaku kërkohet nga prokuroria dhe autoritetet shqiptare për shkarkimin e dy nënkryetarëve të bashkisë Vorë, Laureta Omeri dhe Hysen Brahimi. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka shpallur në kërkim me masë sigurimi “arr est me b urg”, ish-kryetarin e Bashkisë Vorë. Mbi të rëndojnë 3 akuza: “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare”, “‘Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”.

Ish-qytetari i parë i Vorës, është akuzuar gjithashtu nga Partia Demokratike se prekej nga dekr iminalizimi, pasi kishte fshehur në formularin për Dek riminalizimin, një arr estim të bërë në Greqi, me emrin Jorgo Toto. Akuzat e PD u konfirmuan edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila pasi bëri verifikimin e shenjave të gishtërinjve të Kajmakut dhe shenjat e gishtërinjve të shtetasit Jorgo Toto, të arre stuar në Greqi, rezultoi se ishte i njëjti person. Fillimisht, ai i mohoi akuzat e opozitës, duke thënë se nuk ishte arre stuar asnjëherë, por pas konfirmimit nga Prokuroria, ai publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës, që e shpallte atë të pafajshëm, duke thënë se nuk e ka ditur për dën imin në vendin fqinj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakA po luhet bllofi me testin e dro gës për Allën? Specialisti: Ja sa qendrojnë gjurmët e kok ainës në gja k dhe urinë
Artikulli tjetërKush është Fatos Dervishi, prokurori që arre stoi Fatos Nanon e qe sot kërkon të marrë në dorë ‘frenat’ e Byrosë Kombëtare të Hetimit