Butrint Imeri është bërë kryefjala e kësaj fundjave në showbizin shqiptar.
Advertisements
Shkak për këtë u bë një deklaratë e tij “funny” në emisionin festiv të Prive. Gjatë bisedës me të ftuarit, ai tregoi një histori, e cila kishte ndodhur kohë më parë, pas një feste me shokët e tij në Shëngjin.
Një shok i tij, i kishte hyrë në dhomë një vajze duke u shtirur si Butrinti, për të kryer marr ëdhënie se ksuale me të. Ai e tregoi duke qeshur se vajza kishte bërtitur. Për të kjo ishte një histori “ek stremisht qesharake”. Kështu iu duk edhe këngëtarëve të tjerë, që u shkrinë së qeshuri teksa Butrinti tregonte këtë histori.
Advertisements
Në rrjetet sociale ka ndodhur e kundërta, asnjë nuk qeshi me këtë “hajgare” por u ngritën kundra. Një fushatë është ndërmarrë kundër tij, në Instagramin e Butrintit shumë njerëz kanë komentuar më dialekt se përdh unimi nuk është për të qeshur:“Përdhu nimi është marre, jo hajgare”.
Faqja e tij e Instagramit është tejmbushur nga këto komente, por Butrinti ka zgjedhur të heshtë në lidhje me këtë çështje.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!