Forcat RENEA kanë ndërmarrë që prej mëngjesit të sotëm një operacion në zonën e Shijakut, për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë.
Advertisements
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se policia ka rrethuar kompleksin Gold pasi dyshohet për personin e marrë peng në Kamëz, pak ditë më parë, Jak Prenga.
Policia ka dyshime se Prenga është mbajtur në këtë hotel, ku u gjet një armë, ndërsa pronari i tij është shoqëruar në drejtorinë e policisë Tiranë.
Advertisements
Prenga u mor peng pak ditë më parë në qendër të Kamzës, ndërsa policia gjeti pak minuta më pas mjetin e tij të braktisur në vendngjarje, si dhe gjurmë gj aku.
Dëshmitarët në vendngjarje treguan se ai kishte debatuar me dy persona, të cilët ishin të maskuar dhe më pas ishte futur me forcë në makinën e tyre, e cila u gjet e djegur më vonë në afërsi të Fushëkrujës.
Familjarët e Prengës nuk kanë pranuar që të thonë asgjë pas ngjarjes, ndërkohë që dyshimet janë që ngjarja të ketë ndodhur për konflikte të vjetra të familjes.
Një prej vëllezërve të tij ishte arr estuar në Angli, ndërsa nuk dihet detaje të mëtejshme rreth kr imit që mund të ketë kryer.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!