Napoli ka arritur një marrëveshje me klubin e Veronës, për të nënshkruar me mbrojtësin Marash Kumbulla.
Advertisements
Sipas “Sky Sport Italia”, 2 klubet e kanë arritur marrëveshjen për lojtarin, por tani skuadra e drejtuar nga Gatusso, duhet vetëm të bindë lojtarin se kjo është lëvizja e duhur për karrierën e tij.
Raportohet se shifra që Napoli do të paguajë për mbrojtësin shqiptar, është 20 milionë euro.
Advertisements
Më herët, Napoli ka nënshkruar edhe me futbollistin tjetër shqiptar të Veronës, Amir Rrahmani, i cili do t’i bashkohet Napolit në përfundim të sezonit aktual.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!