Nuk ka marrëveshje? Vetëvendosje paralajmëron zgjedhje të reja në Kosovë(Video)

Vazhdojnë mosmarrëveshjet në mes LDK-së dhe VV-së për formimin e qeverisë.

Advertisements

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci sot ka paralajmëruar se mund të ketë zgjedhje të reja.

“Nëse për arsyeje që nuk varen prej nesh nuk arrihet implementimi i vullnetit të qytetarëve duhet të kthehemi te qytetarët”, tha ajo, duke rikujtuar se kanë dal të parat në zgjedhjet e 6 tetorit.

Advertisements

Dje përmes një letre VV-ja refuzoi ofertën e LDK-së. Kryetari i kësaj partie Albin Kurti midis tjerash thotë se kërkesa për largimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca është qasje jodemokratike.

Ndërkaq, Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se këtë letër nuk e konsideron si përgjigje zyrtare edhe pse shpreh interesim që të përmbyllet ky proces. Ende nuk dihet nëse do të ketë takime të tjera në përpjekje për të arritur koalicionin për qeverisjen e re./21Media

Lëvizjes Vetëvendosje paralajmëron se mund të këtë zgjedhje të reja

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci sot ka paralajmëruar se mund të këtë zgjedhje të reja.

Gepostet von RTV21 am Freitag, 17. Januar 2020

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Më mirë e çmendur se kukull që kënaqet me genjeshtra”, Jonida Maliqi mesazh Romeos: E vetmuar përballë intrigave
Artikulli tjetërNuk nxjerrin asnjëherë foto bashkë, por fansat nxjerrin zbuluar Ledrin! Në Dubai krah te dash urës, Sarës(VD)