“Një tjetër kryebashkiak i PS me të kaluar kri minale”, PD nxjerr emrin dhe i nis shkresë Prokurorisë

Partia Demokratike i kerkon zyrtarisht Prokurorisë të verifikojë të kaluarën e Kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, per te cilin thote se ka te shkuar kr iminale.

Advertisements

Pas Shkodrës, Vorës dhe Vaut të Dejës, i zgjedhuri vendor i Mallakastrës Qerim Ismailaj, sipas PD ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik, për shkak se dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe se në periudhën 1999-2000 ndaj tij është marrë masa e dë nimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke.

Në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, specifikohet pikerisht kjo gje.

Advertisements

Informacionet e Partisë Demokratike tregojnë se Qerim Ismailaj ka falsifikuar formularin e dekr iminalizimit, për shkak se “pyetjeve nëse është ndaluar apo arrestuar ndonjëherë nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale, nëse është dënuar ndonjëherë nga autoritetet gjyqësore të huaja apo nëse ndaj tij është marrë ndonjëherë masa e dëbimit nga një shtet i huaj, rezulton se i është përgjigjur me JO” – theksohet në shkresën e Sekretarit të Përgjithshëm.

Sipas ligjit të dekr iminalizimit pasqyrimi i të dhënave të pasakta dhe të pavërteta në Formularin e Vetëdeklarimit, përbën vepër penale dhe passjell skualifikimin e menjëhershëm të subjektit nga kandidimi apo ushtrimi i mëtejshëm i funkisonit publik. Në këtë rast, sjell largimin e menjëhershëm nga detyra të Kryebashkiakut të Mallakastrës dhe ndjekjen e tij penale.

Partia Demokratike e Shqipërisë, nisur nga interesi i lartë publik që paraqet kjo çështje, i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme një verifikim dhe reagim institucional të shpejtë, me synim që të arrihet qëllimi kryesor që ka ligji i dekr iminalizimit, te largojë personat me te kaluar kriminale të marrin vendime për qytetarët apo të ndikojnë në zgjedhje.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“E pashë të shtrirë në rrugë”/ Vëllai i Kastriot Reçit tregon momentet e tm errit
Artikulli tjetërSho kuese! Irani inskenon vr asjen e Donald Trump(Video)