Një tjetër kryebashkiak i PS i inkriminuar, kërkohet shkarkimi i tij i menjëhershëm nga KQZ

Partia Demokratike ka denoncuar sot një tjetër kryebashkiak të Partisë Socaliste, të cilin e aku zon si të inkr iminuar.

Advertisements

Bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë së Matit, Agron Malaj, i cili njihet ndryshe si gardisti i “21 Janarit”.

Përmes një deklarate për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i kërkoi Prokurorisë verifikimin e të shkuarës kri minale të Malajt.

Advertisements

Sipas Bardhit, Malaj rezulton i dën uar me vendim të formës së prerë për “Ar mëmbajtje pa leje”, nga Gjykata e Matit, por ky vendim nuk është deklaruar në formularin e dekr iminalizimit, që kryebashkiaku socialist ka depozituar para zgjedhjeve të 30 qershorit.

Gjithashtu, Bardhi i kërkoi KQZ-së t’i heqë mandatin Malajt në mënyrë të menjëhershme.

Ndër të tjera, ai tha:

Sot PD i ka kërkuar zyrtarisht prokurorisë verifikimin e të kaluarës kriminale të Edi Ramës së Matit. Agron Malaj i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për ar mëmbajtje pa leje dhe i ndalohet kandidimi përjetë për një funksion publik. PD i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas KQZ të veprojë pa asnjë vonesë për administrimin e vendimit zyrtar të gjykatës së Matit dhe heqjen e mandatit për kreun e bashkisë së Matit Agron Malaj.”

Kujtojmë këtu se me Malajn shkon në 5 numri i kryebashkiakëve socialistë që denoncohet nga PD-ja për të shkuarën e tyre kr iminale.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakArjon Muça rrëfen momentin kur ka parë motrën që kishte hequr vetullat, do shkriheni se qeshuri
Artikulli tjetërE rëndë në Itali! Makina pë rplas për vd ekje shqiptarin