Nëse keni konsumuar alkool mbrëmë, ja ushqimet që duhet t’i hani patjetër sot

Nëse alokóoli ju ka shkaktuar dhimbje koke dhe shqetësime të tjera ju duhet të konsumoni disa ushqime që janë të duhurat për të lehtësuar dhimbjet.

Advertisements

Mënyra më e mirë dhe më e shëndetshme është konsumimi i ujit, pasi kosnumit të lartë të verës apo çfarë do lloj pije alkoolike tjetër.

Përgatisni një gotë uji me limon pasi ndihmon aparatin tretës dhe nis pastrimin e mëlçisë, rregullon PH e organizmit dhe meqë përmban vitamin C është një nga ushqimet më alkaline. Ushqime të tilla si yndyrnat, të skuqurat dhe çokollatat duhet të evitohen një ditë pasi e keni konsumuar alkoolin.

Advertisements

Bananet janë shumë të pasura me kalium dhe nivelet e këtij elementi bien kur konsumohet alkooli dhe organizmi dehidratohet. Kjo sjell lodhje dhe dobësi në përgjithësi.

Portokalli përmban shumë ujë dhe e rigjeneron organizmin. Fruktoza e tij ndihmon mëlçinë të metabolizojë alko olin dhe nivelet e lëngjeve për t’u rehidruar më shpejt.

Konsumoni spinaq pasi ndihmon dhe forcon aftësinë pastruese të mëlçisë. Përmban vitamin C, acid folik dhe squfur, tre përbërës këta që luftojnë gjendjen e shkaktuar nga pijet alkolike. Ka një aminoacid që zvogëlon acetaldehidin, një metabolizues hepatik të etanolit dhe faktor kryesor për fillimin e gjendjes së alkoolizimit.

Ju duket e çuditshme por qumëshqi jep një shtysë sasive të kalçiumit, i cili bashkëpunon në rikuperimin e stomakut. Kosi, djathi dhe të gjitha derivatet e tij janë një opsion për të zvogëluar dhimbjet e trupit.

Gjithashtu edhe ushqime pa kripë janë shumë të mira në raste të tilla. Çdo gjë që nuk përmban kripë ndihmon shumë në të tilla raste. Orizi në formën e një syltjashi, pure patateje janë zgjedhje mjaft të mira. Janë të lehta për t’u tretur dhe kanë nivele të larta të hidratit të karbonit që ndihmon në nivelet e sheqerit në gjak.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKush është gruaja shqiptare që Tito ia dhuroi orën e arit
Artikulli tjetërTërmet i forte për vitin 2020, ja magnituda dhe epiqendra