‘Mjaft na e futën politikanët’, Ermal Mamaqi sh err me ndjekësit për çmimin e lartë të biletës: Mire e kishte Bes Kallaku(FOTO)

Së shpejti në të gjithë kinematë do të shfaqet filmi i dytë i Ermal Mamaqit, “I Love Tropoja”, dhe të gjithë kanë reaguar ashpër pasi kanë parë çmimin për një biletë në “Pallatin e Kongreseve”.

Advertisements

“Në fillim kur i bëre publicitet filmit dhe the që do shfaqej te pallati i kongreseve mendova, bravo, një gjetje super pasi çmimi do të ishte më i ulët, sepse s’duhej të ndaje 50% me kinematë. Tani shoq që çmimi është 2 fishi i mesatares të një çmimi në kinema. Shqipëria i dashur është një vend i varfër, mjaft na e kanë fut gishtin politikanët, të pakten ju artistët që jeni personazhe popullore duhet të bashkoheni me hallet tona. Dhe mos m,ë thuaj që pallati i kongreseve ka më shumë kosto në % fitimi sësa kinema që të merr të pakten 40-50% sa arkëton fiolmi. Thuaje troç, që do të bashkohesh edhe ti me të gjithë, t’ja fusim këtij populli që mban çdo gjë”- shkruan një ndjekës në profilin e Ermal Mamaqit.

Ndërsa aktori dhe moderatori, Mamaqi është munduar t’i kthejë një përgjigje ndjekësit në fjalë, duke i treguar se bileta është caktuar me atë çmim që i takon Pallatit të Kongreseve.

Advertisements

“Mos rri i varfër. lexo, mendo, puno dhe fito që të kesh mundësi ta blesh biletën me këtë çmim që i takon Pallatit të Kongreseve. Dhe madje të veshësh dhe një veshje dinjitoze nëse vjen. Sa për të varfrit fli i qetë se kemi menduar që ta shohin pa pagesë. Të sigurpj që ti bësh tjetrit llogaritë e veta nuk do ti zgjidhë punët e popullit. Sidoqoftë flm për komentin,”- shkruan Ermal Mamaqi.

Megjithatë, nuk janë mjaftuar me kaq, duke i përmendur Ermal Mamaqit, se pas kësaj, mendojnë se Bes Kallaku kishte të drejtë kur thonte që t’i bën biznes.

“Nuk pati faj ai që tha Ermal Mamaqi bën biznes, dhe në fakt nuk ka asgjë të keqe të bësh biznes, por ti replikosh dikujt mos rri i varfër, dmth se dhe ti je bërë njëlloj si kasta e politikanëve dhe biznesmenëve në SHqipëri. Ne po flasim për mesataren e jetesës në Shqipëri duke e krahasuar me çmimet në përgjithësi. Dmth sipas kësaj logjike i bie të varfërit mos ta shohin filmin? Apo ke menduar për një grup të varfërish dhe e ke zgjidhur situatën…bravo Ermal…zhgënjim total…”- vijon një tjetër ndjekës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFlet bjondja që u shfaq përkrah Romeos: Të famshmit tërheqin shumë vëmendje, nuk dua drama
Artikulli tjetërI që lluan pasi tentuan t’i gra bisnin, zbardhet dëshmia e Afërdita Lazes: Bërtisnin vetëm “lekët, lekët” dhe me pas …