Luana Vjollca merr ‘Big Brother’? Reagon per herë të parë Arbana Osmani

Moderatorja Arbana Osmani ka folur për herë të parë për rikthimin në drejtimin e reality-show “Big Brother” pas fjalëve se Luana Vjollca do të ishte pasardhësja e saj.

Advertisements

E pyetur nga ndjekësit në Instagram, Arbana ka treguar se formati do të rikthehet me shumë mundësi vitin që vjen por ende nuk është caktuar moderatorja. Megjithatë ajo nuk e ka mohuar fare si mundësi që të jetë ajo sërish në drejtim të emisionit.

PYETJA: Po “Big Brother” nuk do ketë më nga ty, na mungon ai format me ty në krye!

Advertisements

Arbana Osmani: Pyetja e jetës (as si je nuk më është bërë kjo pyetje) Big Brother do ketë, por jo këtë vit. Më vjen mirë që ky program kërkohet kaq shumë dhe uroj me gjithë zemër që Top Channel të mund ta sjellë vitin që vjen. Por mos më pyesni që tani nëse do të jem unë prezantuesja sepse pas një viti nuk e di çfarë do ndodhë…Ajo që di më siguri është që Top Channel si gjithmonë do bëjë zgjedhje të shkëlqyer!

Kohët e fundit ka qënë Luana Vjollca ajo që është përfolur si moderatorja e re e “BBA” për shkak të një deklarate që ajo bëri në emisionin e saj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“E dija që e kishte për mua!”/ Loredana thyen heshtjes pas ndarjes me Mozzik, ja çfarë nuk i pëlqeu nga kënga “Dhelpër Dinake”
Artikulli tjetërTërmeti iu ul ndjëshem fondet institucioneve kryesore(Foto)