Kursi i këmbimit valutor, 15 janar 2020, sipas Bankës së Shqipërisë
Advertisements
Mes java ka regjistruar një kthesë të kursit të këmbimit duke ndjekur një linjë progresive për të gjitha valutat e huaja.
Monedha europiane është forcuar këtë të mërkurë duke u shitur me 121.7 lekë dhe blerë me 122.3 lekë.
Advertisements
Paundi britanik gjithashtu ka ndjekur një linjë rritëse duke fituar 0.8 pikë krahasuar me ditën e martë ndërkohë që blihet sot 141.8 lekë sikurse në fillim të javës dhe shitet me 142.6 lekë.
Dollari amerikan është blerë sot me 109.3 lekë dhe shitur me 110 lekë, referuar tregut valutor vendas, duke shënuar një rritje të lehtë në raport me dje.
Franga zvicerane ndërkaq vazhdon edhe sot të forcohet duke fituar 0.4 pikë më shumë se ditën e djeshme, duke u blerë me 112.2 lekë dhe shitur me 113 lekë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!