Gjuhëtarja Ledi Shamku nuk ka ndenjur pa reaguar dhe pa shprehur revoltën e saj të brendshme si një nënë dhe femër, kundrejt ngjarjes së rëndë që ndodhi në Paskuqan.
Advertisements
Bëhet fjalë për v rasjen e një gruaje nga kunati i saj.
Sipas Shamkut, bashkëshorti, i cili ndodhet në bu rg për shkak se shiste miell të bardhë, kishte vënë roje për të shoqen vëllanë e tij. Ky i fundit, duke mbrojtur nderin e të vëllait, të burrit që s’;është për gruan e tij, e vdes në dru me shkop bejzbolli.
Advertisements
Ajo shton gjithë revoltë se ç’;dreqin bën shoqëria civile, ç’;bëjnë unë e ti për të ndaluar këto fenomene?
Nga Ledi Shamku
RRI?! Ata janë të martuar, posi! Kanë edhe një vajzuke të vockël, po! Burri ka ca kohë që i ka thënë burgut hapu se shiste miell jo nga ai i petullave! Banojnë në Paskuqan, pra në Tiranë! Burri, ai i miellit, aty në birucë ku është ka hallin e nderit. Dhe le roje të vëllanë. Rojen e gruas së burrit që s’është! Vëllai i burrit që s’është hyn në shtëpi, aty ku gruaja po ha darkën vetmitare me t’ëmën dhe vajzën e vogël, dhe e vret. Jo, më falni, nuk e vr et, e vd es në dru me një shkop bejsbolli. Në dru e vd es deri sa ajo vd es se burri që s’është, ai i miellit, po vdi ste nga dyshimet… Ajo vd iq.
E copëtuan në sy të vajzukes E mbaruan në sy të nënës E sosën në prani të vetes së vetme. Ishte e vetme dhe ishte veçse 30 vjeç. Dhe ti rri? Ti hesht? Ti rri në shtëpi? Ti jep lajme të tjera veç kësaj a thua se ky është thjesht një lajm? Ti? Ç’dreqin bën ti shoqëria ime bashkë me mua e me sa si mua, ç’dreqin bëjmë që s’bëjmë asgjë, po thjesht mbushim kuota grash e vajzash e vajzash e grash… ndërkohë që gratë na i vrasin në sy të vajzave e vajzat na i vrasin pa u bërë gra! Ah po, prit se jena tu u marrë me Iranin, Trampin dhe do trampolina të tjera. Nuk di a me qa a me ofsha a me ulëri, nuk di… Kam hall se po brita, m’tremben kuotat e m’arratisen nga letrat!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!