Këngëtari i njohur Ylli Baka ka rrëfyer disa momente të panjohura nga jeta e tij private.
Advertisements
Teksa ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “ThumbON” në RTV Ora ai ka treguar një moment shumë të sikletshëm që ka përjetuar në një dasmë.
Fatma Haxhialiu: Histori që sot të bën për të qeshur ose më e sikletshme
Advertisements
Ylli Baka: Në 2006 kam pasur një operacion, një defekt tek këmbët. Kisha dhënë fjalën që do shkoja në gusht në një event por nuk e dija që në shtator do operohesha.
Ishte dasëm, në Gjirokastër. Mos më gënje më tha se do vish në dasëm. Unë isha me paterica. U them dy shokëve të mi, të ikim. Mirë kur të ikim tha do shtrihesh po për të kënduar si do ja bësh. Unë shkova që në 8 në dasëm. U vendosa tek tavolina, rregullova këmbën me paterica, vura mbulesën që mos ta kuptontë njeri dhe nuk rrija dot.
I kisha të dyja këmbët të dëmtuara nuk është se kisha një. Kam kënduar rreth 4 orë. Por në orën 2 të natës plasa doja të shkoja në tualet. Aty më pa dhe më tha mos, më fal, djali i dasmës. E bëra për fjalën e dhënë jo për lekët, por ishte një siklet shumë i madh.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!