Për herë të parë në studion e “Zonë e Lirë”, e ftuar mbrëmjen e kësaj të premteje ishte një person tepër i veçantë për drejtuesin e emisionit, Arian Çani.
Advertisements
Bëhej fjalë për vajzën e tij të vogël Joana, e cila ndodhej në studio, si pjesë e grupit të aktorëve të shfaqjes për fëmijë “Torta e ditëlindjes”, që do të vihet në skenën e ArTurbina.
Ishte vetë Çani i cili zbuloi se Joana ishte e bija e tij, ndërsa nuk e fshehu emocionin për faktin se e ftonte atë për herë të parë si aktore.
Advertisements
Arian Çani: Ti Joana ke mbiemrin tim më duket? Po çne që ke mbiemrin tim, rastësi? Çfarë jemi në bashkë? Do e themi apo jo? Hajde mos ki emocione se aktorët nuk kanë emocione.
Joana Çani: Familje…
Arian Çani: Për herë të parë ftoj vajzën time si aktore, kam një emocion të paparë… më raftë pika.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!