Për një periudhë të gjatë, nuk folën me njëri-tjetrin dhe shkëputën çdo lloj marrëdhënieje.
Advertisements
Se cila qe arsyeja e vërtetë, asnjëri prej aktorëve nuk e tha, por Jul Deda në një intervistë për “Rreze Dielli” ka treguar se pasi u pajtuan, kuptuan se nuk kishin asgjë për të sqaruar.
“U rikthyem sikur nuk kishte ndodhur asgjë! Treshja jonë është një treshe organike, jo e stisur. Të tre jemi në pozicionin e tij, kur marrim materialin e ndjejmë cili rol është për kë. E dimë se sa do të flasë tjetri, mjafton një shikim me sy.
Advertisements
Ribashkimi qe krejt i thjeshtë sikur s’kishte ndodhur asgjë. Me Gentin ishte e njëjta gjë, edhe pas disa vitesh që nuk flisnim. Pas dy ditësh ikëm edhe në Ersekë dhe kur pimë kafen e parë, kuptuam që nuk kishte asgjë për t’u sqaruar, as nuk kemi pse merremi. Boll është një kohë e humbur këto vite që nuk kemi patur bashkëpunim, dhe nuk ia vlen të humbim më asnjë minutë nga sot e mbrapa,”- është shprehur Jul Deda në emisionin “Rreze Dielli”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!