Një aks ident tr agjik u regjistrua ditën e djeshme, ku humbi jetën legjenda e basketbollit Kobi Brajant, së bashku me 8 persona të tjerë, mes tyre dhe vajza e tij 13-vjeç Xhanën.
Advertisements
“ESPN” ka arritur të zbardhë edhe telefonatën e fundit, mes pilotit të helikopterit dhe kontrollorëve të trafikut ajëror pak para se helikopteri të rrëzohej.
Raportohet se helikopteri bëri një lëvizje të pjerrët në ngjitje për të arritur mbi shtresën e mjegullës para se të rrëzohej në një kodër në Los Anxhelos.
Advertisements
Piloti ka kontaktuar me kontrollorët e trafikut ajror pak më parë për kushtet e motit ndërkohë që këta të fundit i kanë thënë se nuk mund të gjurmonin helikopterin për shkak të terrenit kodrinor të rajonit.
Piloti u tha kontrollorëve se kishte filluar të ngjitej sipër shtresës së reve dhe vazhdoi në 2400 metra para se helikopteri të rrëzohej.
Policia e Los Anxhelosit bën me dije se kishte lëshuar një urdhër ditën e diel që asnjë helikopter të mos fluturonte për shkak të mjegullës së dendur, duke ulur edhe helikopterët e saj të patrullimit.
PANORAMASPORT.AL
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!