Iu dogj banesa në Vlorë, zonja e shtëpisë në lot: Djali ishte në gjumë…tani nuk kam ku fle (VIDEO)

Një shtëpi është përfshirë nga flakët duke u djegur mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar.\

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30. Bëhet fjalë për një shtëpi private. Në momentin që banesa është përfshirë nga flakët familjarët kanë qenë zgjuar dhe kanë dalë me shpejtësi jashtë duke shpëtuar pa lëndime fatmirësisht.

Në vendin e ngjarjes, në lagjen ‘Partizani’ shkuan tre zjarrfikëse me 10 forca, por flakët shkaktuan dëme të konsiderueshme duke e lënë familjen në qiell të hapur. Zjarri ka nisur në kuzhinë, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak mund të ketë qenë ndonjë shkëndijë elektrike.

Advertisements

Banesa ndodhej në një zone ku forcat zjarrfikëse kanë mbërritur me vështirësi për shkak të rrugicave të ngushta në lagjen “Partizani”. Zonja e shtëpisë, Pëllumbesha Braçe tregon se djali ishte në gjumë kur ra zjarri, por fatmirësisht e ndjeu duke dalë me shpejtësi pa lëndime.

Zjarri që ra dhe dogji shtëpinë e Pëllumbesha Braçes në Vlorë rrezikoi edhe banesat e tjera që ishin pranë. Një fqinje e zonjës që iu dogj shtëpia tregon momentet e t merrit. “Këtu u bë ka saphanë, ulër ima. Na nxorën me fëmijë me mbesa, bom bola e gazit ishte brenda. Nuk na linte policia të hynim brenda, nxorën fëmijët. Për 5 minuta plasi flaka u dogjëm. Ju lutem shtetit, bashkisë vini dorën në zemër, jemi fukarenj, djali punon me bidona (mbledh kanaçe), burri i ka vde kur. Shikoni fukarenjtë, jo të pasurit. Ndihma ka ardhur për fukarenjtë jo të pasurit” tha ajo.

I digjet banesa në Vlorë, zonja e shtëpisë në lot: Djali ishte në gjumë…tani nuk kam ku fle

Zonja e shtëpisë, Pëllumbesha Braçe thotë se djali ishte në gjumë kur ra zjarri dhe i dogji shtëpinë e dajës, ku jetonte. Me lot në sy, gruaja kërkon ndihmë, pasi tani nuk ka ku fle, pasi ka mbetur në qiell të hapur. “Djali po flinte, mirë se e ndjeu. Ai ishte në gjumë. Nuk e pamë pse u dogj. Unë isha në oborr po ndizja zjarr, se nuk kam sobë. Dritat ishin ndezur. Të tëra me bufe janë djegur. Tani nuk kam ku të fle. Shtëpitë nuk i kam të miat, por të dajës. Isha pa shtëpi” tha ajo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFutbollisti gjerman zbulon talentin e fshehur, mahnit jurinë e “The Voice”(Video)
Artikulli tjetërGruaja i telefonon policisë plot 999 herë, ja arsyeja e cuditshme