I shpallur në kërkim nga policia, Ministria e Brendshme i jep tender gruas së Agim Kajmakut(Dokumentet)

I shpallur në kërkim nga të gjitha autoritet shtetërore, Agim Kajmaku, kryebashkiaku në arrati i Vorës, përfiton tender nga Ministria e Brendshme përmes bashkëshortes së tij.

Advertisements

Është institucioni që e ka shpallur në kërkim Kajmakun, ai që i jep atij një tender që mban datën 20 janar 2020. Tenderi me vlerë 6 milionë lekë, i jepet Kajmakut për të gjelbëruar një sipërfaqe brenda Kampusit Universitar në QSUT.

Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara, e drejtuar nga Sandër Lleshaj, kompetencat të cilat i janë transferuar Sekretarit të Përgjithshëm, Plarent Ndreca, i ka dhënë një tender me vlerë 6 milionë lekë. Firma “Kajmaku sh.p.k”, e cila deri në muajin korrik 2019 ishte në pronësi të Agim Kajmakut, ka përfituar tenderin e firmosur më 30 dhjetor 2019.

Advertisements

Kajmaku ‘SHPK’ njihet publikisht si kompania e Agim Kajmakut. Në muajin Korrik 2019, pas akuzave të Partisë Demokratike, se Kajmaku kishte marrë përmes kompanisë së tij, rreth 2.6 milionë euro para publike, të marra përmes tenderave, Kajmaku ia ka transferuar kompaninë Merita Kajmakut, gruaja e Kajmakut, e cila tanimë rezulton se është aksionere e vetme e kompanisë.

Kalimi i kompanise nga Agim Kajmaku tek Merita
Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është në arrati që prej muajit nëntor 2019, bashkë me bashkëshorten e tij, madje edhe i biri ka deklaruar se nuk ka dëgjuar asgjë prej tyre Policia e ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e tij, në mënyrë që socialisti të përballet me drejtësinë, por mesa duket edhe me tenderat e fituar prej tij, teksa është në kërkim…

Ish-qytetari i parë i Vorës, u aku zua nga PD se prekej nga dekr iminalizimi, pasi kishte fshehur në formularin për Dekr iminalizimin, një arr estim të bërë në Greqi, me emrin Jorgo Toto. Akuzat e PD u konfirmuan edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila pasi bëri verifikimin e shenjave të gishtërinjve të Kajmakut dhe shenjat e gishtërinjve të shtetasit Jorgo Toto, të arr estuar në Greqi, rezultoi se ishte i njëjti person. Fillimisht, ai i mohoi aku zat e opozitës, duke thënë se nuk ishte arr estuar asnjëherë, por pas konfirmimit nga Prokuroria, ai publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës, që e shpallte atë të pafajshëm, duke thënë se nuk e ka ditur për dë nimin në vendin fqinj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRama takon kryeministrin ukrainas, grupin nuk e nxë ashensori, si ul kokën kryeministri teksa hyn(Video)
Artikulli tjetërVjedhja me ar më e xhiros së lokalit, policia rrethon banesën e autorit. I riu del me 2 pist oleta në brez(Detaje)