‘I ke thënë Pano Sokos apo jo?’/ Përçahet Aleanca për Teatrin, regjisori sh err me pedagogun, dalin SMS-të

Grupi i qendrestarëve që mbrojnë prej më shumë se një viti godinën e Teatrit Kombëtar për të mos lejuar shembjen e saj, është përçarë. Është regjisori Kastriot Çipi që vetënjofton se është ‘përplasur’ me pedagogun dhe aktivistin Ervin Goci. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Çipi madje thotë se Goci e ka bllokuar atë nga “kohështrirja” si edhe se nuk i përgigjet më as në telefon.

Advertisements

Çipi kërkon përmes rrjeteve sociale të dijë, nëse Goci i ka thënë aktivistit tjetër, Pano Soko, që do e pengojë Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, që të zhvillojë një debat për sistemin zgjedhor në Teatrin Kombëtar Eksperimental (TKE). Marrë shkas nga fakti se Goci, siç thotë Çipi nuk denjon as t’i kthejë përgjigje, regjisori ka postuar në profilin e tij në Facebook, edhe mesazhin privat që i ka dërguar në numrin e tij të telefonit.

“Meqë pedagogu i teorisë së komunikimit Ervin Goci më ka bllokuar në Facebook dhe nuk po më përgjigjet me sms, po ia bëj pyetjen publikisht: Është e vërtetë se je zotuar të mos lejosh Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit të zhvillojë debatin e radhës në TKE? Kush komunikon me Ervin Gocin është i lutur të komentojë këtu, për të na komunikuar përgjigjen e tij. Unë do të shprehem sapo të sigurohem se ai e ka thënë vërtet atë fjalë, apo jo.”-shkruan Kastriot Cipi.

Advertisements

Mesazhi i publikuar nga Cipi për pedagogun Ervin Goci: Është e vërtetë se i ke thënë Pano Sokos se nuk do të na lejosh ti të zhvillojmë debatin për sistemin zgjedhor, të hënën në TKE?.

Pas kësaj, në postim vijojnë ndjekësit t’i thonë regjisorit se AMT nuk duhet të përçahet, por ky i fundit pranon se prej një muaji ka dy grupime për të njëjtën kauzë. Kauza qytetare po merr ngjyrime politike me kalimin e muajve, duke sjellë edhe pakënaqësi.

Një fanse e AMT: Kjo perçarje nuk i sherben kauzes. Edhe ne qe ju ndjekim nuk na vjen aspak mire te degjojme ndasite tuaja. Me vjen shume keq qe kjo ka ndodhur”, i shkruan Çipit një mbështetëse e kauzës.

Kastriot Cipi: Evelina Jaupi edhe mua me vjen tmerresisht keq. Por nga ana tjeter nuk mund të hesht me, kur dikush qe e kam ftuar në proteste, tani kerkon te me perjashtoje prej saj. Altin Veisllari prej nje muaji ka dy grupime. Aleanca (AMT) dhe Aleanca Zyrtare (AMTZ). Ne të AMT u kemi uruar suksese publikisht atyre të AMTZ, ku bën pjese Ervin Goci. Tani po perpiqemi te kuptojne çfare duan Ervin Goci & Co.

Në fakt, është disi e pakuptueshme lufta mes aktivistëve ku nga beteja për Teatrin Kombëtar, AMT tashmë merr përsipër të rregullojë edhe sistemin zgjedhor në Shqipëri, që është bërë mjaftueshëm lëmsh nga partitë politike. Prej dy vitesh, AMT lufton për të mos-lejuar prishjen e Teatrit, por në muajt e fundit, aktivistët e kanë kthyer këtë betejë në një kal troje, për më shumë vëmendje, publicitet, pse jo edhe aktivizim dhe në kauza që nuk lidhen me atë të Teatrit.

Pa qenë paragjykues, jemi disi skeptikë, përse të dyja grupimet kërkojnë të jenë pjesë edhe e debatit politik… A e zgjidhën përfundimisht problemin e Teatrit..?! Pa harruar që jo më larg se një muaj më parë, dy punonjës të medias desh përfunduan në bu rg për shkak të një denoncimi të rremë dhe patetik të një aktivisteje të AMT, se Sandër Lleshaj po vidhte batanijet që më herët i kishte vjedhur polici… Tahmaja e madhe të lë pa gjë, kjo është pak a shumë përmbledhja e she rrit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAustralia po përjeton ferrin, 20 të vde kur dhe 17 të zhdukur nga zjarret, temperatura 46 gradë celsius(Foto)
Artikulli tjetërFëmija bie nga teleferiku i hapur, mjeku-hero e kap në ajër