Missé Beqiri është parë për herë të parë në publik që kur vëllai i saj u qël lua për vd ekje në prag të Krishtlindjes.
Advertisements
Modelja dhe ylli i reality show-t “The Real Housewives”, 33 vjeç, është fotografuar duke shëtitur me të birin Julian, 5 vjeç dhe vajzën River, 2 vjeçe, të hënën, pesë javë pasi vëllai i saj Flamur (Alex) Beqiri, 36 vjeç, u qël lua për vd ekje para familjes së tij.
Modelja me origjinë shqiptare shihej duke biseduar me djalin Julian, të cilin e ka me ish-burrin e saj, ish-yllin e Manchester United, Anders Lindegaard, 35 vjeç.
Advertisements
Missé kishte në gisht një unazë që ia ka dhuruar partneri Jake pasi “MailOnline” raporton se ai i ka propozuar sërish asaj gjatë periudhës së Krishtlindjes, për të nisur një kapitull të ri në jetën e tyre.
“Incidenti i bëri ata të dy të kuptojnë se çfarë është më e rëndësishme – familja – kështu që natyrisht i afroi ata më pranë. Ri-propozimi nënkupton një kapitull të ri për ta si familje”.
Kjo periudhë ka qenë tepër e vështirë për modelen, e cila ka qenë në zi për humbjen e vëllait të saj 36-vjeçar.
Ai u qëll ua për vd ekje para gruas së tij që ulërinte, Debora Krasniqi dhe fëmijës, jashtë shtëpisë së tyre me vlerë 1.5 milionë paund në Battersea në prag të Krishtlindjes.
Kikboksieri suedez Anis Hemissi, 22 vjeç, nga Malmo, Suedi, u arr estua në aeroportin e Kopenhagës për vdekjen e Alex-it në 20 janar.
Beqiri ka qenë i lidhur me disa banda kriminale në Suedi, ku dikur ishte një nga burrat më të kërkuar të vendit. Ai ishte një qytetar suedez me origjinë shqiptare, i cili ishte larguar nga Malmo për në Londër gati pesë vjet më parë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!