Një incident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lezhës, ku makina e gazetarit të njohur, Gjergj Figuri, është sul muar qëllimisht.
Advertisements
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Figuri, i cili njëkohësisht është edhe kryetari i Unionit të Gazetarëve për Qarkun e Lezhës.
Ai ka postuar në rrjetet sociale fotot e makinës me xhama të thyer, ndërsa tregon se ishte parkuar në rregull, ku asgjë nuk mund të binte nga lart.
Advertisements
Siç shihet dhe në foto, makinës i është thyer xhami i përparmë. Sipas tij, su lmi ka qenë i qëllimshëm.
Reagimi i plotë:
Kjo eshte makina ime… gjate nates me kane thyer xhamin e perparme dhe cuditerisht makina ndodhet e parkuar ne rregull dhe ne nje zone ku nuk mund te bjere asgje nga lart. Nuk e di qellimin e personit dhe as nuk po gjej arsye… por di qe do ta gjej se kush e ka bere.”
Kujtojmë këtu që pak ditë më parë u s ulmua për herë të dytë makina e publicistit dhe analistit të njohur, Fatos Lubonja.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!