Frikë për epidemi nga meningjiti? Instituti konfirmon vik timën e parë, por ja këshillat për ta parandaluar

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, tha dje se polici 27-vjeçar nga Durrësi ndërroi jetë si pasojë e infeksionit të rëndë të meningjitit, duke konfirmuar kështu vi ktimën e parë nga ky infeksion.

Advertisements

Pavarësisht ndihmës mjekësore, Mariglen Mestani, nuk arriti ta fitonte bet ejën për jetën.

Rasti i shënuar ka rikthyer fr ikën te qytetarët për një epidemi të mundshme, duke qenë se sëmundja mund të përhapet lehtësisht përmes ajrit. Por shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP bëri të qartë se nuk ka vend për pan ik. Rastet sipas saj janë sporadike dhe asnjë prej tyre nuk është konstatuar me simptomat e gripit. “Rastet janë sporadike. Nuk kemi të bëjmë me situatë epidemike. Të gjitha rastet janë testuar për gripin dhe kanë rezultuar negative. Asnjë rast nuk është grip. Rasti i Durrësit po ekzaminohet, dy raste të tjera janë të komunikuara se nuk janë grip. Ne po e monitorojmë të gjithë situatën epidemiologjike”.

Advertisements

Meningjiti është një inflamacion i membranave (meninges) që rrethojnë trurin dhe palcën kurrizore.

Prekja nga meningjiti zakonisht shkakton simptoma të tilla, si dhimbje koke, ethe etj. Disa raste të meningjitit përmirësohen pa trajtim në disa javë.

Të tjerët mund të jenë të rrezikshëm për jetën dhe të kërkojnë trajtim urgjent me antibiotikë. Trajtimi i vonuar rrit rre zikun e dëmtimit të përhershëm të trurit ose mund të çojë në humbjen e jetës.

Infeksionet virale janë shkaku më i zakonshëm i meningjitit, i ndjekur nga infeksione bakteriale. Për shkak se infeksionet bakteriale mund të jenë kërcënuese për jetën, identifikimi i shkakut është thelbësor për trajtimin në kohë të sëmundjes.

GRIPI

Duke qenë se jemi në kulmin e stinës së dimrit, Bino ka këshilluar që personat të cilët manifestojnë vështirësi në frymëmarrje apo temperaturë, duhet të paraqiten për ndihmë të specializuar për të parandaluar shfaqjen e komplikacioneve, të cilat mund të çojnë deri në humbjen e jetës.

“Këshillë është që duhet të besojnë se Instituti po bën monitorimet. Jemi në një sezon normal të gripit. Deri më tani nuk kemi intensitet të lartë. Natyrisht, kemi qarkullim të vi rusit të gripit, por është e rëndësishme të dihet për ata që kanë probleme, vështirësi në frymëmarrje, temperaturë të lartë nuk duhet t’i neglizhojnë”.

Masat për parandalimin e meningjitit

Bakteret e zakonshme ose viruset që mund të shkaktojnë meningjit mund të përhapen përmes kollitjes, teshtitjes, puthjeve ose ndarjes së mjeteve për të ngrënë, një furçë dhëmbësh ose një cigare. Larja e kujdesshme e duarve ndihmon në parandalimin e përhapjes së mikrobeve. Mos ndani pije, ushqime, enë kuzhine, balsam buzësh ose furça dhëmbësh me askënd tjetër. Mësoni fëmijët dhe adoleshentët të shmangin ndarjen e këtyre sendeve gjithashtu. Po ashtu, ruani sistemin tuaj imunitar duke pushuar mjaftueshëm, duke u ushtruar rregullisht dhe duke ndjekur dietë të shëndetshme me shumë fruta të freskëta, perime dhe drithëra. Dhe së fundmi, kur keni nevojë të kollitni ose teshtini, sigurohuni të mbuloni gojën dhe hundën./Panorama.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDoni të blini apo shisni makina? DPSHTRR bën njoftimin e rëndësishëm
Artikulli tjetërDel fotoja e tre të rinjve që vr anë Drita Saliajn dhe e hodhën në rezervuar