Është firmosur sot marrëveshja për ndërtimin e 500 apartamenteve të reja, premtuar nga qeveria e Turqisë pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Advertisements
Kryeministri Edi Rama priti sot ministrin turk Murat Kurum dhe ne nje konference te perbashket, shefi i qeverise shqiptare tha se keto banesa te reja me porosi te Presidentit Erdogan do te ndetohen ne Lac.
“Si dhe është bërë e ditur dje gjatë një konference për shtyp tani jemi në fazën e dytë të këtij projekti dhe kemi ardhur në fazën e nënshkrimit të këtij bashkëpunimi. Janë 500 njësi të reja banimi që do ndërtohen nga miqtë e ardhur nga Turqia me porosi të presidentit Erdogan në zonën e Laçit që njerëzit të kthehen në shtëpi më të mira se ato që kanë pasur. Ky është zëvendësimi i godina të rrënuara dhe do të jetë një transformim i rëndësishëm i gjithë situatës urbane.
Advertisements
Agjencia e angazhuar për këto 500 njësi, do vazhdojmë me një plan zhvillimi për të gjithë infrastrukturën. I japim zgjidhje edhe përmbytjeve në zonën e Laçit. Të dyja palët do ndajnë punën dhe në një kohë të shkurtër do krijojmë në shembull. E falenderoj me shumë mirënjohje ministrin dhe gjithë delegacionin që ka ardhur bashkë me të dhe përfaqësues të specializuar në programin e ndërtimeve me karakter social në Turqi”, tha Rama.
“Ju kam sjellë përshëndetjet e përzemërta të Presidentit Erdogan. Ne i ndodhemi sa më pranë vëllezërve tanë shqiptarë. Ekipet tona erdhën dhe bënë përpjekje për të ndihmuar sa më shumë njerëz. Ekipet tona kanë verifikuar në terren 600 njësi dhe kemi ofruar ndihma të veçanta. Më pas presidenti Erdogan dha porosi për të ndërtuar 500 banesa të reja. Jemi këtu në kuadër të këtij procesi dhe deri në fund të Janarit autoritetet shqiptare të na dorëzojnë truallin ku do të bëhet ndërtimi. Do të jetë një lagje shembullore, dhe ndërtimi do të përshtatet me arkitekturën dhe traditën shqiptare. Ne do firmosim protokollin e parë për realizimin e këtij projekti dhe jemi të gatshëm për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë edhe në çështje të tjera. Ato që ne kemi bërë deri tani do vazhdojmë të bëjmë edhe në të ardhmen në kuadër të marrëdhënieve vëllazërore mes dy vendeve”, tha ministri turk.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!