Fëmijët e ish-ministrit të ndjerë Dritan Prifti flasin për herë të parë për mungesën e të atit(FOTO)

Fëmijët e ish-ministrit të ndjerë Dritan Priftit ishin të ftuar sonte në emisionin Vizioni i Pasdites me Evi Recin.

Advertisements

Davidi, Tedi dhe Livia janë ata të tre të cilët kanë spikatur gjithmonë në fushën e modelingut.

Ata kanë treguar për pasionet e tyre por gjithashtu ata janë ndalur edhe te marrëdhënia me të atin.

Advertisements

I pyetur nga moderatorja Evi Reci nëse mendojnë se ish-ministri i ndjerë Dritan Prifti do ishte krenar për ta, Davidi u përgjigj:

“Unë mendoj se në çdo hap që ne hedhim duke patur në mendje babin , ne gjithmonë do ta përkujtojmë në mënyrë maksimale”.

Ndërsa djali i vogë Tedi Prifti foli për kujtimet me babain. Ai foli për kohën që kalonin bashkë dhe ndër të tjera u shpreh se :

“Gjithmonë, disa herë kur ikja në futboll i thoja hajde me mua se do bëjë një gol për ty dhe gjithmonë e bëja”, – u shpreh Tedi mes emocionesh.

Vajza e vetme e ish- ministrit Dritan Priftit, Livia emocionoi me fjalën e saj teksa kujtonte të atin.

“ Unë gjithmonë do kujtoj babin në çdo hap që do hedh”,- ka përfunduar ajo.

Ata deklaruan që kanë shumë foto me të atin dhe i kanë ruajtur si kujtim . Fotografitë për ta janë gjithmonë një mundësi ku ata ndalen dhe kujtojnë çdo moment të kaluar me babin e tyre.

Për Davidin, i ati ka qenë idhulli i tij dhe gjithmonë kujton momentet kur i jepte këshilla dhe i tregonte se si gjërat duhet të ishin bërë ndryshe. Gjithashtu Davidi tregon që i ati kishte shumë plane për të dhe e mendonte si një shoë-man i së ardhmes duke e mbështetur shumë në këtë pasion .

Ndërsa për djalin e madh të familjes, Jonin, i cili është bërë pjesë e botës së biznesit ish-ministri , Dritani donte që Joni të ndiqte hapat e tij .

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAt entat “m afioz”, kush është 23-vjeçari nga Elbasani, pronar i një palestre në mes të qytetit(Foto)
Artikulli tjetërE vr anë dhe ia ndanë trupin në copa, zbulohen detaje të rënda rreth kr imit ndaj 17-vjeçarit(Emri+foto)