Fëmija bie nga teleferiku i hapur, mjeku-hero e kap në ajër

Një gjest heroik dhe me reflekse të shkëlqyera, është bërë nga Michele Pagliaro, 45 vjeç, mjek me origjinë nga Roma që punon në Treviso, Itali.

Advertisements

I gjendur në pushime bashkë me familjen në Dolomite, ka shpëtuar jetën e një fëmije që po hipte bashkë me të në teleferikun e hapur. Vogëlushi po rrëshqiste, por Pagliaro e ka kapur fluturimthi dhe e ka mbajtur nga xhupi derisa ka arritur në një zonë të lartë pak metra. Gjatë rënies, vogëlushi ka marrë një lëndim të lehtë.

Pagliaro i shpëtoi jetën atij fëmije 6 vjeçar, i cili bashkë me dy miq të tjerë, kishte hipur në teleferik.

Advertisements

“Ai rrëshqiti thuajse menjëherë pas nisjes, e mbajta aq sa munda “, rrëfeu mjeku për disa të përditshme. “Kisha hipur bashkë me tre fëmijë, nuk njihja asnjë prej tyre, gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe një moment e gjeta veten të kapur tek shufra e hekurit të teleferikut, teksa e mbaja nga xhupi “, ka rrëfyer mjeku hero.

Mjeku, i cili arriti të mbajë fëmijën për thuajse 5 minuta në ajër, ka nisur të thërrasë, duke kërkuar që mekanizmi të ndalonte: “Por askush nuk më dëgjonte”.

Fatmirësisht erdhën dy mjeshtra skish të cilët e panë skenën dhe u vunë në ndjekjen tonë, në të njëjtën trajektore me fëmijën, në mënyrë që të amortizonin rënien e tij, në rast se Pagliaro do e lëshonte.

“U përpoqa të limitoja dëmtimet, thirra për ndihmë dhe dy mjeshtra skish mbërritën, kështu lëshova djalin kur mbërritëm në pikën më afër tokës, besoj diku tek 3 metra, por forcat po më lëshonin dhe u gjenda edhe vetë në një pozicion shumë të vështirë”.

Më pas fëmijës i erdhën në ndihmë edhe dy mjekë të tjerë, të cilët bashkë me Pagliaron pritën ardhjen e ndihmës së shpejtë.

Djaloshi u transportua në spitalin Santa Chiara të Trento-s me disa lëndime të lehta, por fatmirësisht nuk ka rrezik për jetën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘I ke thënë Pano Sokos apo jo?’/ Përçahet Aleanca për Teatrin, regjisori sh err me pedagogun, dalin SMS-të
Artikulli tjetërStudentët nxjerrin blof “Paktin për Universitetin”, tregojnë si po mashtrohen nga Ministria e Arsimit