Ndërsa zgjidhja e krizës libiane do të diskutohet për herë të dytë brenda kësaj jave, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha se Turqia është çelësi i paqes në Libi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Advertisements
Përpara konferencës të së dielës në Berlin lidhur me Libinë, Erdoğan, në një artikull për Politico me titull “Rruga drejt paqes në Libi kalon përmes Turqisë”, ka thënë se “do të ishte një gabim i përmasave historike që Libia të lihet në mëshirën e një baroni lu fte”, duke iu referuar komandantit të forcave jolegjitime me bazë në lindje të Libisë, Khalifa Haftar.
Presidenti turk ka paralajmëruar Evropën kundër problemeve dhe kërc ënimeve të reja nëse nuk e mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Libisë, Qeverinë e Pajtimit Kombëtar (GNA).
Advertisements
“Dështimi i mundshëm i BE-së për të mbështetur në mënyrë të duhur GNA-në do të ishte një tradhti ndaj vlerave të saj thelbësore, përfshirë demokracinë dhe të drejtat e njeriut”, ka theksuar Erdoğan.
“Për më tepër, Evropa do të përballej me një sërë problemesh dhe kër cënimesh të reja nëse qeveria legjitime e Libisë do të rrëzohej”, ka shtuar ai.
Erdoğan ka thënë gjithashtu se “zgjedhja e dukshme për Evropën është të punojë me Turqinë”, pasi ajo nuk është e interesuar të ofrojë mbështetje ushtarake për Libinë.
“Evropa duhet të tregojë se është aktor relevant në arenën ndërkombëtare”, ka potencuar Erdoğan.
“Konferenca e paqes që do të mbahet në Berlin është hap i duhur drejt këtij qëllimi”, është shprehur presidenti turk.
Sipas presidentit Erdoğan, Turqia do të trajnojë forcat e sigurisë së Libisë dhe do t’i ndihmojë ata të lu ftojnë terr orizmin, tra fikimin e qe nieve njerëzore dhe kërc ënimet e tjera të rënda kundër sigurisë globale.
Më 12 janar, palët ndërlu ftuese të konfliktit në Libi njoftuan një armëpushim në përgjigje të një thirrjeje të përbashkët të udhëheqësve turq dhe rus.
Megjithatë, bisedimet për një marrëveshje të përhershme armëpushimi përfunduan pa marrëveshje të hënën në Moskë, pasi Khalifa Haftar u largua nga Moska pa e nënshkruar marrëveshjen.
Të dielën, më 19 janar, në kuadër të Procesit së Berlinit për zgjidhjen e krizës në Libi, në kryeqytetin gjerman do të mbahet një konferencë ndërkombëtare.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u ka bërë ftesë krerëve të shteteve dhe qeverive për të qenë pjesëmarrës në takim.
Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga Turqia, SHBA, Rusia, Britania, Franca, Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Republika e Kongos, Italia, Egjipti, Algjeria, si dhe përfaqësues nga OKB, Bashkimi Evropian (BE) dhe Bashkimi Afrikan.
Në konferencë janë ftuar edhe Fayez al-Sarraj, kreu i GNA-së, dhe Haftar.
Që nga rrëzimi i sundimtarit Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi u shfaqën dy qeveri rivale, njëra në Libinë lindore, e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe EBA, dhe GNA me qendër në Tripoli që gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.
Në muajin prill të vitit të kaluar, Haftar nisi një ofensivë për pushtimin e Tripolit, veprim i cili u kundërshtua nga komuniteti ndërkombëtar.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!