Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk i ka kursyer akuzat ndaj homologut të tij shqiptar Edi Rama.
Advertisements
Në një intervistë në Syri.net, Haradinaj ka akuzuar përsëri Ramën dhe presidentin Hashim Thaçi se kanë bërë veprime të dëmshme për Kosovën.
Sipas tij, Rama dhe Thaçi janë koordinuar në qëndrimet e tyre për ndarjen e Kosovës.
Advertisements
“Thaçi ka mbështetur një koncept të tillë. Kemi pasur qëndrime të kundërta dhe në vështirësi kam vazhduar të mbajë këtë qëndrim. Kur kryetari i shtetit e merr vesh se vetë vendi është qi tur në ruletë ruse, çka bën ai? E kuptoni sa e rëndë ka qenë për mua vetëm të dëgjoj këto fjalë? Kanë pasur një koordinim mes tyre”, është shprehur Haradinaj.
Haradinaj ka komentuar gjithashtu vizitën e kreut të qeverisë shqiptare në Serbi, në kuadër të “Shengenit të Ballkanit”.
“Në 6 muaj e fundit nuk e kam dëgjuar Thaçin të flasë për këtë temë, shkuarja e kryeministrit të Shqipërisë në Serbi, pa qenë Kosova, imagjinoni ku ka ardhur tejkalimi i Kosovës. Kryeministri i Shqipërisë mund të thoshte: ‘Mund të vij atje, por jo pa Kosovën’. Çdo fjalë që kam thënë për angazhimin e Ramës në ndarjen e Kosovës, qëndron”, ka deklaruar Haradinaj duke mos hequr dorë nga akuzat e tij.
Pikërisht për këto akuzat, kryeministri Edi Rama ka depozituar një padi në Gjykatën e Prishtinës, për shpifje ndaj homologut Haradinaj. Në padinë prej 30 faqesh, kryeministri Edi Rama pretendon se Ramush Haradinaj ka shpifur ndaj tij, nëpërmjet deklaratave publike, ku ka folur për shkëmbime territoresh. Menjëherë pas padisë erdhi edhe reagimi i Haradinajt, i cili u shpreh se do t’i përgjigjet Ramës sipas ligjit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!