Tre fëmijët janë gjetur të vd ekur të bllokuar brenda një frigoriferi.
Advertisements
Dy nga fëmijët janë identifikuar si motër e vëlla, 1-vjeçarja Kayleigh dhe 6 vjeçari Dalton.
Policia raportoi se fëmijët ishin duke luajtur jashtë një rezidence në 173rd Place në Suwannee, kur u futën brenda frigoriferit dhe mbetën të bllokuar. Pas marrjes në pyetje të prindërve, policia zbuloi se frigoriferi sapo ishte marrë nga ata, por nuk ishte mbyllur dhe u la jashtë shtëpisë së tyre.
Advertisements
Autoritetet raportuan se për arsye ende të panjohura fëmijët u futën brenda pajisjes shtëpiake, ndërsa një e rritur që ishte me ta u fut brenda në shtëpi për të përdorur banjën.
Kur gruaja u kthye në oborr nuk i gjeti fëmijët dhe nisi të kërkonte në pronën e tyre dhe në shtëpitë përreth, së bashku me një familjare tjetër.
Dy gratë, identiteti i së cilave nuk bëhet i ditur, i gjetën fëmijët kur hapën frigoriferin. Asnjëri prej tyre nuk merrte frymë. Ato menjëherë filluan ti bënin frymëmarrje artificiale dhe morën ambulancën.
Menjëherë fëmijët u dërguan në një spital lokal u shpallën të vd ekur. Policia raporton se nga hetimet paraprake mendohet se kur fëmijët u futën brenda frigoriferit kapaku u mbyll dhe ata nuk arritën dot ta hapnin më.
Fëmija i tretë nuk është identifikuar.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!