Dyshohet se u nxor në pritë, detaje të reja nga ekze kutimi i Vilson Tafçiut te ‘Astiri’

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një të dyshuar për ekzek utimin e 28- vjeçarit Vilson Tafçiu, mbrëmjen e së hënës në zonën e “Astirit”.

Advertisements

Burime nga grupi hetimor thanë se i dyshuari është shtetasi me inicialet N.D., i cili ka njohje me vik timën. Identifikimi i tij si i dyshuar është bërë nga deklarimet e dëshmitarëve, por edhe këqyrja e kamerave të sigurisë, që po ashtu kanë fiksuar edhe një automjet, i cili është larguar me shpejtësi nga vendngjarja menjëherë pas vr asjes.

Të njëjtat burime thanë se është ushtruar kontroll në banesën e këtij personi, por ai nuk është gjetur aty, gjë që ka shtuar edhe më shumë dyshimet e Policisë për përfshirjen e tij në k rim.

Advertisements

Megjithatë, ende nuk është saktësuar nëse shtetasi N.D. është personi që ka nxjerrë në pr itë 28-vjeçarin Tafçiu apo ai që e ka që lluar. Grupi hetimor ka dyshime se vr asja e të riut nga Dibra mund të ketë ndodhur për shkak të prishjes së ndonjë pazari nga shitja e lëndëve nar kotike, aktivitet për të cilin ai ishte d ënuar në Francë, por që ka dyshime se mund ta ketë vazhduar edhe pas deportimit në Shqipëri, ndonëse nuk ka qenë i proceduar dhe as në hetim në lidhje me këtë aktivitet të jashtëligjshëm.

Rreth orës 20:45 të së hënës, Vilson Tafçiu ka qenë duke pirë kafe me dy vajza në një prej lokaleve më të frekuentuara në zonën e “Astirit”, në Unazën e Re, në Tiranë. Në atë kohë, brenda lokalit është futur një person, i cili është drejtuar te tavolina dhe i ka kërkuar 28-vjeçarit që të dilte për pak sekonda jashtë me të, pasi do të sqaronte diçka.

Të paktën siç kanë deklaruar dy vajzat që e kanë parë personin e dyshuar, nga mënyra sesi kanë komunikuar dy të rinjtë, dukej që kishte një njohje të mëparshme mes tyre. Tafçiu është ngritur nga tavolina dhe ka dalë jashtë bashkë me personin që e kërkoi.

Të dy kanë kaluar në anë të lokalit, pranë një rrugice dhe brenda pak sekondash ai është që lluar me a rmë zja rri. Askush nuk ka qenë në gjendje mbrëmjen e djeshme që të tregojë se cilin drejtim kanë marrë autorët, pasi ndodhi vr asja. PANORAMA

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVajza gati për xhirimet e “Fast&Furious”, me 300 km/h në tunelin ku humbi jetën vëllai i deputetes socialiste(Video)
Artikulli tjetër“Tamam si katunaret kur vinin në Tiranë”, Alketa Vejsiu i mbyll gojën ndjekëses(FOTO)