Komisioneri për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, ka theksuar se po punohet per te bindur dy vendet skeptike qe kundershtuan ne tetor hapjen e negociatave me BE per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut. Komisioneri tha se ne Paris ka pasur bisedime pozitive, ndersa nuk dha nje sinjal te njejte per Holanden.
Advertisements
Cfarë prisni që të ndodhë deri në mars kur pritet të merret vendimi, cfarë duhet të ndodhe konkretisht që nuk ndodhi deri në tetor që u mor vendimi refuzues, a ka një plan konkret përvec metodologjisë për këto dy vende skeptike?
Komisioneri: Kam qenë në Paris javën e shkuar, kam pasur takime edhe me autoritetet holandeze, këto dy shtete anëtare që kanë shprehur shqetësime në tetor të vitit të shkuar. I kemi diskutuar këto shqetësime.
Advertisements
Po bisedoj edhe me të dyja këto shtete që u ndikuan nga samiti i tetorit, po përpiqem të shoh ecurinë, përparimin që është arritur tani e cfarë mund të arrihet.
Besoj se me metodologjinë e re, qasjen e re, që do ribalancojë, riekuilibrojë negociatat për anëtarësim jo vetëm për shtetet që duan të jenë anëtare të BE dhe me përparimin që po arrin në Shqipëri ne mund ta ndryshojmë klimën politike.
Kam pasur mjaft diskutime pozitive ne Paris dhe me autortitet holandeze po punojmë fort e me vendosmëri që kjo të ndodhë.
Rama: Ne do vijojme me reformat, por të gjitha ato që kërkohën nga BE ne nuk i bëjmë për BE, por i bëjmë për të ardhmen e vendit tonë e për fëmijët tanë se nëse ka një arsye madhore për të qenet ë përfshirë në këtë proces e për ti bërë të gjitha këto detyra arsyeja është përputhshmëria e plotë e këtyre objektivave në BE me nevojën që vendi ynë ka dhë fëmijët kanë për nesër. Vendimin do e marri KE por cilido qoftë vendimi ne do bëjmë të njëjtën gjë, të ecim më shpejt e sa më shumë rezultate.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!