“Dukem shumë i ashpër, xheloz, agresiv”/ Getoar Selimi flet për martesën me Marina Vjollcën

Getoar Selimi, ka folur për së fundmi martesën e tij me Marina Vjollcën, pas thashethemeve se xhelozia e tij është bërë shkak që ajo të mos punojë. Ai është shprehur për “Living” se gjithmonë e ka mbështetur Marinën për punën e saj. Getoari është shprehur se njerëzit e paragjykojnë për shkak të pamjes së tij, se duket i egër, i ashpër dhe xheloz.

Advertisements

“Gjithë jetën më ka shoqëruar problemi i pamjes sime të jashtme, njerëzit më paragjykojnë sepse iu dukem shumë i ashpër, xheloz, agr esiv. Në fakt, kur i lexonim ato, unë dhe Marina kemi qeshur, sepse e dimë se sa e kam përkrahur unë atë në punë dhe jo vetëm, por në çdo gjë, sikurse bën dhe ajo me mua. Pastaj, kur e njoha, Marina ishte figurë televizive dhe ato fjalë kanë qenë të tepruara. Unë jam tip që jo për këtë, por dhe për lajme të tjera nuk kam dalë ndonjëherë të flas. Jam indiferent. Nuk flas as mirë e as keq dhe mendoj se kjo është arma më e fortë. Po u mora me një, duhet të merrem me të gjithë. Nëse diçka e kalon kufirin, e injoroj plotësisht; këtë gjë iu them edhe administratorëve të faqeve të mia”, është shprehur ai.

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi por shijojnë martesën e tyre. Së fundmi ata kanë bërë një udhëtim në Dubai, ku në fakt u vunë re pushimet e tyre luksoze.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI FUNDIT/ Gjendet i vd ekur në një dhomë hoteli doganieri, dyshimet e para
Artikulli tjetërMustafa Nano tregon përse e dëbuan mësuesin turk: Rama s’ka fuqi t’i thotë Erdoganit “I dashur Rexhep, të kam xhan e shpirt, por kjo i përket…”