‘Duam arsim të denjë dhe cilësor!’/ Sot rikthehet “Uragani Studentor”, ja çfarë pritet

Studentët i janë rikthyer protestave ditën e sotme, ku janë organizuar tek Korpusi.

Advertisements

Pas më shumë një viti, studentët pretendojnë se kryeministri Edi Rama nuk i ka mbajtur premtimet e bëra në “Paktin për Universitetin”.

Sipas tyre, asnjë nga premtimet e bëra nga kreu i qeverisë nuk janë mbajtur, pasi tarifat vijojnë ende që të jenë të larta dhe konviktet nuk janë restauruar ashtu siç u premtua. Në faqen e Facebook “Rezistenca Rinore” shkruhet edhe vendi ku të gjithë studentët do të grumbullohen pasi të nisen nga Universitetet e tyre.

Advertisements

“Të gjithë bashkë për një arsim të denjë dhe cilësor! Ne vetëm ju kemi ftuar. Protesta nga nesër është e çdo studenti, e çdo prindi dhe pedagogu që ndan të njëjtat shqetësime si ne. Zoti i bekoftë studentët. Të gjithë bashkë nesër në orën 11:00 tek Korpusi Universitar,”-shkruhet në faqe

Studentët dolën në protestë në fillim të muajit dhjetor për të kundërshtuar kushtet në të cilat ndodhej sistemi arsimor në Shqipëri.

Për disa javë rresht ata protestuan fillimisht para Ministrisë së Arsimit dhe më pas para kryeministrisë duke kërkuar plotësimin e 8 kërkesave. Më pas ata u larguan duke paralajmëruar një rikthim të protestave masive në rast se qeveria Rama nuk do t’i plotësonte kërkesat e dorëzuara.

Rama publikoi edhe “Paktin për Universitetin”, ku garantohej plotësimi i pikave të parashtruara, një pjesë e studentëve sërish janë shprehur se nuk do të ulen në një tryezë të përbashkët me kryeministrin në rast se ky i fundit nuk do të plotësojë kërkesat. Pas protestave të studentëve Rama ndryshoi edhe një pjesë të kabinetit të tij qeverisës, mes tyre edhe ministren e Arsimit, Lindita Nikolla e cila u zëvëndësua nga Besa Shahini.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Tamam si katunaret kur vinin në Tiranë”, Alketa Vejsiu i mbyll gojën ndjekëses(FOTO)
Artikulli tjetërPla gosja e çiftit në Allias/ Shpallen në kërkim i afërmi dhe fqinji, hynë për të gra bitur në banesë