Aksid enti tr agjik me helikopter që mori jetën e Kobi Brajant dhe vajzës së tij 13-vjeçare tro nditi botën e sportit dhe jo vetëm.
Advertisements
Kush më shumë se gruaja e Kobi Brajant, Vanesa, ndjen më shumë dhimbje pas atij aksi denti tr agjik.
Përmes një postimi në “Instagram”, ajo ka bërë një dedikim prekës për humbjes e Kobi dhe vajzës 13-vjeçare, Xhana.
Advertisements
Dedikimi i Vanesa Brajant:
“Vajzat e mia dhe unë duam t’i falënderojmë miliona njerëzit që kanë treguar mbështetje dhe dashuri gjatë kësaj periudhe të tm errshme. Faleminderit për të gjitha lutjet. Padyshim që kemi nevojë për to. Jemi plotësisht të shkatërruara nga humbja e papritur e burrit tim të adhurueshëm, Kobi – babai i mrekullueshëm i fëmijëve tone dhe Xhanan time të bukur e të ëmbël – një vajzë e dashur, e mrekullueshme dhe e kujdesshme, si dhe një motër e mrekullueshme për Natalian, Biankan dhe Caprin.
Ne jemi të shkatërruara edhe për familjes që i humbën të afërmit e tyre të dielën dhe e ndajmë në mënyrë int ime dhimbjen me ta. Nuk ka mjaftueshëm fjalë për ta përshkruar dhimbjen tonë tani. Unë gjej ngushëllim te fakti se Kobi dhe Xhana e dinin të dy se sa shumë i donin njerëzit. Ne ishim jashtëzakonisht të bekuar që i kishim ata në jetën tonë. Do ta doja t’i kishim me vete përgjithmonë. Ata ishin bekimi ynë i bukur, që na u mor shumë shpejt.
Nuk jam e sigurt se çfarë do të bëhet me jetët tona përtej të tashmes dhe është e pamundur ta imagjinoj jetën pa ta. Por, ne zgjohemi çdo ditë, duke tentuar të vazhdojmë përpara sepse Kobi dhe vajza jonë Xhana janë duke na e ndriçuar rrugën. Dashuria jonë për ta është e pafund dhe e pamatshme. Unë thjesht dëshiroj të kisha mundësi t’i përqafoja, t’i puthja dhe t’i bekoja. T’i kem ata këtu me ne, përgjithmonë.
Faleminderit që e keni ndarë gëzimin tuaj, mërzinë tuaj dhe mbështetjen tuaj me ne. Ju kërkojmë që të na i jepni respektin dhe privatësinë që na duhet për ta gjetur rrugën tonë në këtë realitet të ri.
Për ta nderuar familjen Team Mamba, fondacioni Mamba Sports e ka nisur fondin MambaOnThree për t’i ndihmuar familjeve të tjera të prekura nga kjo tr agjedi. Për të dhuruar, ju lutem shkoni te MambaOnThree.org”.
Faleminderit shumë që na keni mbajtur në lutjet e tuaja dhe që na keni shprehur dashurinë mua, Kobe, Natalias, Xhanas, Biankas dhe Caprit”, shkruan Vanesa në dedikimin prekës.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!