Papa Françesku rikthehet sërish në qendër të vëmendjes pas shuplakës që i dha në dorë një besimtareje aziatike në sheshin e “Shën Pjetrit”, natën e Vitit të Ri.
Advertisements
Ati i Shenjtë u rikthye pranë besimtarëve dhe u takua me pelegrinët në sallën Paolo VI, pas dëgjesës së përgjithshme. Mes tyre ishte dhe një murgeshë afrikane, entuziaste në maksimum që donte të takonte kreun e Kishës. Papa Françesku e pa murgeshën dhe i tha “Kam frikë! Ti kafshon! Do të të jap puthjen, por rri e qetë, mos kafsho” dhe më pas e përqafoi.
E gjithë situata është komentuar si një ironi nga ana e Papës pas incidentit që ndodhi për Vitin e Ri ku ai u tërhoq nga dora nga një besimtare në sheshin “Shën Pjetri” dhe për pak u rrëzua. Ai iu rikthye i indinjuar asaj duke e god itur në dorë që ta lëshonte.
Advertisements
Papa kërkoi menjëherë falje.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!