Aktorja e njohur turke, Ajshegyl Çinar është kthyer në qendër të mediave turke ditën e sotme.
Advertisements
Kjo pas një zënke që ka pasur me të dashurin e saj në një restorant. Situata është rënduar dhe aktorja është detyruar të lajmërojë policinë.
Mediat turke shkruajnë se aktorja është parë duke debatuar me partnerin e saj dhe ai i ka hedhur gotën e verës në fytyrë. Më pas, Ajshegyl është larguar duke i thënë stafit të restorantit të lajmërojë policinë.
Advertisements
“Ai do më v rasë, ju lutem lajmëroni policinë”, mësohet të ketë thënë aktorja.
I dashuri i saj e ka kuptuar situatën dhe menjëherë është larguar nga restoranti. Nuk dihet ende shkaku i zënkës që e ka çuar çiftin deri në këtë pikë.
Ajshegyl, është bërë e njohur për publikun shqiptar nëpërmjet rolot të “Lilës” në serialin “Mollë e ndaluar”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!