“Bom ba” e gazetarit të njohur spanjoll: Leo Messi drejt largimit nëse kjo ndodh

Në komentin e përhershëm pas ndeshjeve, gazetari i njohur spanjoll David Sançez shkon shumë tej me parashikimet për të ardhmen e Lionel Mesit.

Advertisements

Ai thotë se kapiteni i Barcelonës mund të bëjë valixhet gati nëse acarohet nga kjo situatë dhe mund të largohet drejt një skuadre tjetër.

“Do të jetë gjëja më logjike që do të ndodhë, të bëjë gati valixhet dhe të largohet nga ky klub nëse nuk kanë një projekt të qartë për ringritjen. Kundër Valencias ishte më i miri, por banda që e shoqëronte nuk e ndihmoi aspak për të fituar ndeshjen. Rodrigo? Nuk është zgjidhje për të dalë nga kriza.

Advertisements

Barcelona ka nevojë për emra të mëdhenj dhe kampionë të vërtetë për ta kaluar këtë moment të vështirë që e ka përfshirë. Skuadra dhe Setien duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për të vazhduar sezonin”, ka thënë David Sançez.

PANORAMASPORT.AL

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE turpshme/ Yuri KIM e nis keq punën në Shqipëri, stafi i Ambasadës Amerikane nxjerr ambasadoren e re me “FLAMUR KINEZ”
Artikulli tjetërIku me bujë nga Portokalli, Top Channel ha kmerret ndaj Delinda Dishës