Berisha zbulon padashje “militantin dixhital”, i çon videon në WhatsApp: Tregoja Lorenc plehrës(Foto)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë pa dashje zbuluar një prej “qytetarëve dixhitalë” me të cilët mban kontakte në aplikacionin “WhatsApp”.

Advertisements

Berisha ka kërkuar më parë në emisionin “Opinion” një video të vjetër të kryeministrit Edi Rama, por ka hasur në vështirësi për ta gjetur brenda galerisë së telefonit të tij.

Në ndihmë i ka ardhur një militant i PD-së nga Kavaja, Arnold Karriqi, që në fakt është emër i njohur për publikun.

Advertisements

Ai i ka çuar videon që Berisha kërkonte, dhe më poshtë i shkruan: “Doktor kjo është video. Tregoja Lorenc plehrës”, duke iu referuar analistit Lorenc Vangjeli që gjithashtu ndodhet në studio me Berishën, raporton Newsbomb.al.

Arnold Karriqi ka qenë Drejtor i Shërbimeve Publike në Bashkinë Kavajë dhe një kohësisht kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në këtë qytet.

Arnold Karriqi është aku zuar nga Prokuroria e Kavajës për falsifikimin e votave në zgjedhjet e vitit 2017. Përveç Berishës, Karriqi është edhe mik i Bashës dhe ka qenë pjesëmarrës i rregullt i “Çadrës së Lirisë”. /Newsbomb.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBerisha publikon foton e vjetër të Ramës dhe hedh akuza të forta
Artikulli tjetërU zhduk si “fantazmë” ditën e kr imit/ Kush është djali që po kërkohet për v rasjen e prindërve të tij