Australia prej disa javësh është pushtuar dhe po vuan nga zjarret masive.
Advertisements
Zonat më të prekura janë ato në në Uellsin e Ri Jugor dhe Victoria. Autoritetet kanë deklaruar se veç 20 personave që kanë humbur jetën, 17 të tjerë rezultojnë të zhd ukur teksa dhe është djegur një sipërfaqe pyjore prej 5 milion hektarësh.
Tymi nga zjarret e mëdha në Australi ka shkuar deri në Zelandën e Re, 2 mijë km larg, duke e kthyer qiellin në ngjyrë të verdhë të mjegullt.
Advertisements
Sipas të dhënave meteorologjike, dita e sotme parashikohet të jetë një ditë fe rri, duke qenë se temperatura pritet të shkojë në 46 gradë.
Mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre, ndërkohë që vendi ndodhet në prag të një krize humanitare, duke qenë se komunitetet e largëta kanë mbetur të shkëputura nga ndihma mjekësore, burimet e ujit janë të kufizuara dhe furnizimet e ushqimit dhe karburantit janë të vështira.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!